-0.2 C
Skopje
Sunday, December 21, 2025

Ndalohet importi i 22 tonëve kivi, pasi kishin krimba dhe insekte

Mbi 22 mijë kilogramë kivi të importuara nga Serbia do të asgjësohen, pasi autoritetet kanë konstatuar praninë e krimbave dhe insekteve, duke i bërë të papërshtatshme për konsum dhe përpunim të mëtejshëm.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se gjatë kontrollit organoleptik, inspektorët e ushqimit kanë vërejtur ndryshime në cilësitë organoleptike të frutave, si dhe prani të larvave dhe insekteve. Për këtë arsye, është ndaluar importi i ngarkesës, e cila ishte e destinuar për përpunim industrial.

Sipas Agjencisë, bëhet fjalë për gjithsej 22.340 kilogramë kivi. Importuesit i është lëshuar vendim zyrtar për asgjësimin e padëmshëm të sasisë së kontestuar, pasi ka njoftuar se ngarkesa nuk mund të kthehet në vendin eksportues.

Autoritetet theksojnë se masat janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit