Kandidatja e Partisë Socialdemokrate (PSD) për kryetare të Komunës së Deçanit, Natyra Kuçi, nëpërmjet një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka akuzuar udhëheqjen aktuale të kësaj komune për investime milionëshe në Kompleksin “Shkelzen Haradinaj”, e që sipas saj janë bërë për t’i shfrytëzuar rrethi i ngushtë I kryetarit.
“Sot po dua me iu folë për vëllanznitë, prej kompleksit “Shkëlzen Haradinaj” po dua me iu tregu investimet milionëshe që janë bërë edhe në këtë kompleks për me i shfrytëzu rrethi i ngushtë i kryetarit. Ndërtime në podin e gëshenjave, ndërtime në bjeshkë, ndërtime poshtë nga vëllezërit Haradinaj të cilat iu shërbejnë vëllezërve dhe rrethit të ngushtë të interesit”, ka thënë ajo.
Kuçi ka marr si shembull investimin për ujin në villat e kompleksit nga pushteti lokal, ndërkohë që shumë fshatra të Deçanit vuajnë nga mungesa e ujit.
“Shembulli konkret, 5 km investim me pare të komunës për me e pru ujin në këto villa. Me naftë të komunës me ardhë këtu me ratraka, e me motorra e me çkado që e shfrytëzojnë nga ky pushtet lokal në Deçan, ndërkohë që në fshatra si Strellci e fshatra të Deçanit nuk ka ujë të pijës, këta ujin e pijës dhe krejt kushtet ia kanë plotësu edhe këtij kompleksi”, ka nënvizuar ajo.
E sipas kandidates së PSD-së, ka ardhur koha për ndryshim të votës në këtë komunë.
“Ka ardhë koha që kushdo që pajtohet që duhet me punu për ty e jo për vëllazen, me ndryshua votën, me ndryshua pushtetin lokal në Deçan.