17.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

NASA i jep leje SpaceX të Musk për të shkatërruar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

NASA i ka dhënë leje SpaceX të Elon Musk për të shkatërruar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) deri në vitin 2030.

ISS është vizituar vazhdimisht nga astronautët që nga viti 2000 për realizimin e më shumë se 3,300 eksperimenteve shkencore mbi kokat tona.

Por, vendet që operojnë stacionin kanë rënë dakord ta drejtojnë atë më së voni deri në vitin 2030.

Bëhet e ditur se që nga viti 1998, SHBA-ja, Rusia, Japonia, Evropa dhe Kanada, kanë mbajtur seksione të ndryshme të ISS.

Marrëveshjet për të drejtuar stacionin hapësinor shënuan një epokë të re të bashkëpunimit global pas Luftës së Ftohtë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Por, kur këtyre marrëveshjeve t’iu vie fundi, stacioni hapësinor do të duhet të nxirret jashtë orbitës, andaj SpaceX-it të Elon Musk i është ofruar kontrata prej 843 milionë dollarësh për ta bërë këtë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit