11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Nagasaki shënon 79-vjetorin e sulmit me bombë atomike me thirrjen për ndalim të armëve bërthamore

Qyteti japonez Nagasaki më 9 gusht shënoi 79-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja, duke iu bërë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore.

Në orën 11:02 – në kohën e saktë kur bomba atomike u hodh mbi këtë qytet – të mbijetuarit dhe pjesëmarrësit e tjerë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar mbi 7.000 viktimat.

Bombardimi i 9 gushtit të vitit 1945, erdhi tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshima – sulmin e parë në botë me një armë bërthamore. Nga sulmi në Hiroshima u vranë 140.000 persona.

Japonia ishte dorëzuar më 15 gusht 1945, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore./ KultPlus.com

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit