Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar çdo muaj korrik sjell programin “Origjina dhe artizanati”, një projekt i përqendruar në përcjelljen ndër breza të punës së dorës e trashëgimisë popullore.
Një punë e shkëlqyer dhe po aq e vështirë, ka qenë ndër shekuj gdhendja e drurit. E përhapur në të gjithë Shqipërinë, prej kohëve të lashta, me specifikat e çdo vendi, gdhendja e drurit ka zënë gjithmonë një vend tepër të rëndësishëm në jetesën e popullit, duke nisur nga objektet e nevojshme, të përdorimit të përditshëm, deri tek objekte e zbukurimit.