Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustaf Dauti, ka reaguar ndaj lajmeve të rreme që qarkullojnë në opinion, sipas të cilave gjuha shqipe nuk përdoret në Pikën Kufitare Bllatë.
“Jo, jo – gabim e keni, gjuha shqipe aty është!” – deklaron Dauti, duke theksuar se realiteti në terren është krejt ndryshe nga ajo që po shpërndahet.
Sipas tij, çdo tentativë për të krijuar një narrativë të rreme dështon përballë fakteve konkrete, të cilat mund t’i verifikojë çdo qytetar që kalon në këtë pikë kufitare.
“Qytetarët e shohin vetë realitetin dhe nuk mashtrohen nga shpifje të tilla,” thekson Dauti.
Ai shton se fotografia e realizuar sot, më 25.03.2026, dëshmon qartë praninë e gjuhës shqipe dhe përgënjeshtron të gjitha pretendimet e pavërteta.
Në përfundim, Dauti rithekson se VLENI dhe kjo qeverisje mbeten të përkushtuar në avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe garantimin e trajtimit të barabartë për të gjithë qytetarët.



