14.8 C
Skopje
Thursday, October 9, 2025

Murtezi: Sot në Kumanovë Qeveria dhe koalicioni VLEN dëshmoi përkushtimin për zhvillimin e sportit

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Bashkim Murtezi nga Kumanova ka deklaruar se sot ishim dëshmitarë të përkushtimit të Qeverisë së RMV-së dhe koalicionit VLEN për zhvillimin e sportit.
“Sot në Kumanovë, ishim dëshmitar të përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Koalicionit VLEN për zhvillimin e sportit!
Së bashku me kandidatin për kryetar të komunës së Kumanovës, Arben Etemi, dhe listën e koalicionit VLEN në krye me bartësin Skender Osmani, Lulzim Aliti, Akime Nasufi Rexhepi, Lutfije Veseli, Eron Beluli ishim të nderuar të presim ministrin e sportit, Borko Ristovski dhe zëvendës ministren Safije Sadiku Shahini.
Qysh në ditët e para si zëvendës ministre e sportit, zonja Safije u angazhua për përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjitha vendbanimet shqiptare, e sidomos në qytetin e Kumanovës. Ky angazhim sot po jepë rezultate. Fëmijët e Kumanovës do të kanë kushte më të mira për të zhvilluar shkathtësitë e tyre sportive. Një zë për Kumanovën! Rretho numrin 7!”, ka deklaruar Murtezi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit