11.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Murtezi: Do dëshmojmë fitoren e thellë të VLEN dhe Izet Mexhitit si kryetar të Çairit

Bartësi i listës nga VLEN për Çairin, Muhamed Murtezi tha se aktivistët e VLEN e kanë dhënë sonte provimin me notën maksimale 10.

“Kjo pamje madhështore, ky numër impozant është rezultat i përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme. Aktivistët e VLEN nuk janë meritor vetëm sot, sepse unë dhe kryetari Izet Mexhiti kemi promovuar punë dhe projekte në çdo lagje, kemi trokitur derë më derë dhe kemi kërkuar votën e secilit, kemi ecur shumë, por jemi lodhur pak, por ia ka vlejt”, tha Murtezi duke shtuar se dëshmia më e mirë do jetë dita e diel kur ne do të dëshmojnë fitoren e thellë të VLEN dhe zgjedhjen e Izet Mexhitit si kryetar të Çairit.
Ndryshe, ai ftoi për energji dhe mobilizim më të madh në Çair dhe siç tha “ta japim goditjen e fundit dhe fitorja e së dielës të jetë spektakolare”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit