4.8 C
Skopje
Thursday, December 11, 2025

Murtezani zhvillon takim zyrtar në Paris me homologun francez Benjamin Haddad

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, e nisi mëngjesin e sotëm vizitën e tij zyrtare në Francë me një takim me ministrin francez të obliguar për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës, Benjamin Haddad.

Në qendër të bisedimeve mes dy ministrave ishte përforcimi i partneritetit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës, në kontekstin e realitetit të ri gjeopolitik, ku integrimi evropian, stabiliteti dhe qëndrueshmëria e rajonit marrin një rëndësi të shtuar.

Ministri Murtezani theksoi përkushtimin e vendit për një partneritet të qëndrueshëm dhe demokratik me Francën, duke vënë në pah rëndësinë e reformave të brendshme, bashkëpunimit rajonal si dhe avancimit të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ai gjithashtu riafirmoi se mbështetja e Francës mbetet thelbësore për progresin e përbashkët dhe konsolidimin me sukses të Evropës në një kohë me sfida të shumta politike dhe të sigurisë në kontinent.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit