16.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Murtezani: Tirol dëshmon solidaritetin evropian me dhurimin e automjeteve zjarrfikëse

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka njoftuar se së bashku me ministren austriake për Evropë, integrim dhe familje, Kllaudia Pllakollm, janë takuar me zjarrfikësit nga Tetova dhe Kumanova.
“Sot, së bashku me ministren austriake për Evropë, integrim dhe familje, Kllaudia Pllakollm, u takuam me zjarrfikësit nga Tetova dhe Kumanova, njerëzit tanë të cilët çdo ditë po e tregojnë përkushtim dhe guxim e tyre.
Ishte kënaqësi e veçantë të shohim automjetet e reja zjarrëfikëse të dhuruara nga Provinca e Tirolit. Ky është shembull konkret i solidaritetit evropian në vepër, që e bën të ardhmen tonë të përbashkët më të sigurt.
Mirënjohje i sinqertë për ministren Pllakollm për mbështetjen dhe miqësinë që po ndërton me vendin tonë.
Partneritete të këtilla na kujtojnë se integrimi evropian nuk është vetëm proces politik, por kujdes i përbashkët për njerëzit dhe për komunitetet”, ka shkruar Murtezani.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit