12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Murtezani : Së shpejti takim në nivel të lartë mes Shkupit dhe Sofjes

Ministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Orhan Murtezani, në intervistën për Alsat thekson se Maqedonia e Veriut është e vetëdijshme që duhet të plotësohet kushti për futjen e bullgarëve në Kushtetutë pasi që është vendim unanim i të gjitha vendeve anëtare të BE-së, megjithatë qeveria e vendit po insiston që procesi i integrimit të jetë më i parashikueshëm dhe të mos hapen çështje tjera bilaterale, por fokusi të jetë te reformat.
Kjo sipas Murtezanit mund të tejkalohet nëpërmjet dialogut me Sofjen, ndërkaq Brukseli gjithsesi do të gjejë mënyrë për ta zbatuar. Murtezani paralajmëroi takim në nivel të lartë mes Shkupit dhe Sofjes së shpejti.

“Insistimi jonë është ky, që procesin e zhvillimit të negociatave dhe përfundimit ta bëjmë më të parashikueshëm. Gjegjësisht, të mos kemi ne pengesa bilaterale të cilat do e pengojnë procesin e zhvillimit të negociatave. Për arsye se procesi i negociatave është dizajnuar që përmes një sërë reformash, shtetin tonë ta bëjë gati për anëtarësim në BE, nuk është dizajnuar për të zgjidhur çështje bilaterale, madje as historike. Gjitha këto çështje vetëm se e ngarkojnë procesin dhe e privojnë Maqedoninë e Veriut nga avancimi në drejtim të implementimit të reformave”, deklaroi Orhan Murtezani, ministër për Çështje Evropiane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit