Strasburg, 26 nëntor – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në takimin e 24-të të Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Maqedoni e Veriut i cili sot dhe nesër mbahet në Parlamentin Evropian në Strasburg, tha se vendi vazhdon me zbatimin e hapave thelbësore reformuese, si dhe me përgatitjen e investimeve të rëndësishme që do të përforcojnë harmonizimin ekonomik dhe institucional me Bashkimin Evropian, thuhet në njoftimin e MÇE-së.
Takimi, thonë nga atje, i kryesuar nga anëtarë të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, iu përkushtua marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me theks në të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes, sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, progresin në negociatat e aderimit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetin rajonal, si dhe çështje në fushat e mjedisit, transportit, energjetikës, lidhjes infrastrukturore, digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale.





