Murtezani: Partneriteti me Austrinë dhe Slloveninë, forcë shtytëse për integrimin në BE
Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut mori sot një konfirmim të fuqishëm, përmes vizitës së ministres së Austrisë për Çështje Evropiane, Klaudia Plakolm, dhe sekretares shtetërore të Sllovenisë, Neva Grasic.
Në njoftimin e tij, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se Austria dhe Sllovenia mbeten ndër mbështetësit më të zëshëm të vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi se këto dy shtete mike ndajnë me Maqedoninë e Veriut vlera të përbashkëta dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen evropiane të rajonit.