Shkup, 8 shtator – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mori pjesë në Konferencën e ambasadorëve #Diplo2025, e cila po zhvillohet sot dhe nesër në Tiranë, Shqipëri. Ministri Murtezani ishte adresues në panel diskutimin me temë „Shqiptarët në rajon – identitet i përbashkët, qëllim evropian i përbashkët“, në kuadër të ditës së parë të Konferencës.