Në mungesë të dëshmitares Dragana Antonijeviq ka dështuar seanca e radhës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në nisje të seancës së sotme, kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti tha se dëshmitari nuk e ka pranuar ftesën për të dëshmuar para gjykatës, por këtë ftesë e ka pranuar babai i saj. Sipas Hotit babai i dëshmitares, ka njoftuar ajo ndodhet në Serbi. Gjatë kësaj seanca kryetari i trupit gjykues njoftoi se dëshmitari i radhës që do të dëgjohet për këtë rast gjyqësor më 27 tetor është një dëshmitar nga Maqedonia e Veriut. Ai tha se dëshmitari do të dëgjohet përmes video-lidhjes Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radoiçiq, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.
“Në seancën e radhës do të dëgjohet dëshmitari nga Republika e Maqedonisë, gjykata me kohë përmes bashkëpunimi juridik ndërkombëtar ka vu kontakte me autoritetit e Maqedonisë së Veriut dhe para datës kur do të lidhemi me gjykatën atje do të bëjmë një chek do të bëjmë një provë dhe të jemi të gatshëm për datën 27”, deklaroi Arben Hoti, Kryetari i trupit gjykues. /Alsat.mk