Mungesa e librave që nga fillimi i vitit shkollor deri më tani, po shkakton probleme të shumta në mbarëvajtjen e procesit mësimor, në veçanti në drejtimet profesionale
Shkup, 26 nëntor – Mungesa e librave profesionale në shumë shkolla tashmë është shndërruar në shqetësim të madh për zhvillimin e edukimit dhe aftësive profesionale, si dhe për avancimin e kërkimit shkencor. Kjo problematikë prek jo vetëm studentët dhe profesionistët, por edhe bibliotekat dhe institucionet arsimore, të cilat shpesh përballen me mungesë të literaturës së nevojshme për studime të thelluara dhe për përgatitje profesionale. Mungesa e librave që nga fillimi i vitit shkollor deri më tani, po shkakton probleme të shumta në mbarëvajtjen e procesit mësimor, në veçanti në drejtimet profesionale. Jasin Brava, nxënës në SHMQSH “Marija Kiri Sklodovska”, thotë se mungesa e librave profesionale në shkollë është një problem i madh që ndikon në arsimimin tonë të mesëm, e sidomos për lëndët shkencore si biokimia apo mjekësia, mikrobiologjia, kimia klinike e shumë të tjera