7.8 C
Skopje
Tuesday, October 28, 2025

Muharrem Salihu zyrtarisht kandidat për zgjedhjet rajonale në Itali

Të shtunën është konfirmuar kandidatura e veprimtarit dhe afaristit të njohur shqiptar në Itali, Muharrem Salihu, i cili nga sot hyn zyrtarisht në garë për zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit.

Salihu që vepron në Venecia do të garojë në dy Provinca të rëndësishme: Venezia dhe Treviso, ku prej vitesh është angazhuar në mbështetje të komunitetit shqiptar dhe zhvillimit lokal.

“I privilegjuar për besimin dhe i përkushtuar të jem zëri i qytetarëve. Për vite kemi folur me punën dhe angazhimin tonë, ndërsa tani është koha të flasim edhe me votë”, u shpreh ai.

Me mbështetjen e komunitetit, Salihu synon të ndikojë në vendimet kyçe për të ardhmen e rajonit, duke i dhënë zë kërkesave dhe nevojave të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë që jetojnë e punojnë atje.

Le të bëjmë së bashku ndryshimin që dëshirojmë të shohim!”, ka shkruar Salihu.(INA)

Screenshot

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit