18.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Muharrem Salihu zgjidhet anëtar i Asamblesë Kombëtare të Più Europa – Një zë i fuqishëm shqiptar në politikën italiane

Një moment historik për diasporën shqiptare në Itali! Muharrem Salihu është zgjedhur anëtar i Asamblesë Kombëtare të Più Europa, partisë liberale të udhëhequr nga Riccardo Magi dhe të mbështetur fuqimisht nga politikania e njohur Emma Bonino – një figurë kyçe në mbështetjen për Kosovën.

Në mesazhin e tij të parë pas zgjedhjes, Salihu shprehu mirënjohje për mbështetësit dhe theksoi përkushtimin e tij për të mbrojtur të drejtat politike dhe civile, duke premtuar angazhim të palëkundur për demokracinë, lirinë dhe përfshirjen.

“Ky është vetëm fillimi – së bashku mund të sjellim ndryshimin!”, deklaroi ai, duke falënderuar në veçanti Riccardo Magin dhe Samuele Vianellon për mbështetjen dhe besimin e tyre.

Kjo arritje shënon një hap të rëndësishëm për fuqizimin e zërit shqiptar në politikën italiane dhe avancimin e vlerave demokratike në Evropë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit