18.8 C
Skopje
Thursday, July 10, 2025

Muharrem Salihu, i vetmi shqiptar i ftuar në pritjen zyrtare për zgjedhjen e Papa Leoni XIV

Përveç përfaqësuesve diplomatikë nga rajoni, në ngjarjen e nivelit të lartë diplomatik që do të mbahet në Itali, është ftuar edhe Muharrem Salihu, aktivist dhe veprimtar i njohur, si dhe ish-kandidat për Parlamentin Europian.

Muharrem Salihu është ftuar zyrtarisht të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Nunciatura Apostolike në Itali dhe në Republikën e San Marinos, me rastin e zgjedhjes së Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV, si At i Shenjtë i Kishës Katolike.

Ftesa zyrtare nga vetë Imzot Petar Rajiç, Nunc Apostolik

Ftesa zyrtare është dërguar nga vetë Imzot Petar Rajiç, Nunc Apostolik, ndërsa pritja do të mbahet më 24 qershor 2025, në ambientet e Nunciaturës Apostolike, nga ora 19:00 deri në 21:00. Ftesa është personale dhe duhet paraqitur në hyrje.

Pjesëmarrja e z.Salihut në këtë ngjarje ndërkombëtare lartëson lidershipin dhe përfaqësimin e shqiptarëve, e posqaërisht atyre në Serbi, në sferat më të larta të komunikimit diplomatik dhe ndërfetar, duke përçuar një mesazh të qartë: Shqiptarët e Sebisë janë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar dhe një zë me dinjitet në tryezat globale të bashkëpunimit dhe paqes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit