Në prag të fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale, Muftinija e Strugës është vendosur tërësisht në shërbim dhe në fushatë të kandidatit të Ziadin Selës dhe BDI-së, Arsim Dalipi.
Prej kur ka filluar të shfaqjet në teren në takime me qytetarët, Dalipi vazhdimisht pritet nga ndonjë përfaqësues i Muftinisë së Strugës, ose ndonjë hoxhë, shkruan Ora24.tv.
Raste të këtilla konkrete, Hoxha i Tateshit të Epërm, Shpendi Ibraimi pret hapur në fshat kandidatin dhe qëndron në vendin kryesor në takim, por edhe fushata e hapur në rrjetet sociale.
Në Tatesh të Epërm, kandidati i Ziadin Selës, pritet edhe nga referenti i Muftinisë së Strugës, Mevlur Aliut, i cili është nip i ish-ministrit të arsimit nga radhët e BDI-së, Jeton Shaqiri.
Më pas janë edhe Sekretari i Muftinisë, Shefit Ajredini, i cili kryeson pritjen e kandidatit të AKI-së në fshatin Shum.
Ndërsa sot, kandidati i Arsim Dalipi i shoqëruar edhe nga kryetari i degës së BDI-së në Strugë, Faton Pollozhani, u pritën në Muftininë e Strugës nga vetë Muftiu, Adi Murtishi.
Siç flasin zëra mes banorëve të Strugës, anëtarë të Muftinisë së Strugës dhe administratorë, e shoqërojnë kandidatin edhe nëpër takime nëpër konaqe, në vendbanime të ndryshme./Ora24.tv