Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi takime në kuadër të Takimit të Dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, që u mbajt në Stamboll. Fidan u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në Maqedoninë e Veriut, Timço Mucunski.
“Ministri i Jashtëm Hakan Fidan u takua me Timço Mucunskin, Ministër i Punëve të Jashmte dhe Tregtisë në Maqedoninë e Veriut, në margjinat e Takimit të Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes për Ballkanin, në Stamboll”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme në Turqi.

“Fokusi i bisedimeve u vendos te marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomik, mundësitë e investimeve dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Në këtë kontekst, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy shteteve dhe bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm në shumë fusha. Theks i veçantë u vu tek fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik dhe shfrytëzimi më efektiv i mundësive të investimeve, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët. Të dy ministrat konfirmuan gjithashtu aleancën e fortë brenda NATO-s, si dhe mbështetjen e ndërsjellë në iniciativat rajonale dhe organizatat multilaterale. Bisedimet përfshinë edhe çështje aktuale rajonale dhe gjeopolitike, ku u theksua rëndësia e një rajoni të qëndrueshëm dhe prosperues”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në Maqedoninë e Veriut.
Paraprakisht, Fidan takoi ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe me Ministren e Evropës dhe të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. kryediplomati turk gjithashtu realizoi takim homologët e tij nga Bosnja dhe Hercegovina, Elmedin Konakoviç.



