Mucunski: Qeveritë duhet të përshtaten shpejt dhe të veprojnë së bashku

Në kushte të sfidave të shtuar të sigurisë dhe gjeopolitikës, qeveritë duhet të përshtaten shpejt dhe të veprojnë së bashku, pasi bashkëpunimi është i vetmi opsion real, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në konferencën ndërkombëtare Budapest Balkans Forum 2026, e cila po mbahet në Budapest, Hungari, në organizim të Institutit hungarez për çështje ndërkombëtare.

Mucunski, siç njoftoi MPJdheTJ, mbajti fjalim në debatin hyrës në nivel të lartë me temë “Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor në epokën e re gjeopolitike”, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto dhe zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanoviq.

Gjatë diskutimit, ministri Mucunski theksoi se në kushte sfidash të shtuar të sigurisë dhe gjeopolitikës, qeveritë duhet të përshtaten shpejt dhe të veprojnë së bashku, pasi bashkëpunimi është i vetmi opsion real.

“Shteti mori statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian së bashku me Kroacinë, e cila sot është tashmë anëtare e Unionit, ndërsa gjatë viteve të fundit kemi bërë tërheqje serioze kombëtare. Shoqëria jonë është pro-evropiane, Qeveria është e fokusuar në reformat evropiane dhe në harmonizimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, por presim që procesi i zgjerimit të jetë i qartë, i besueshëm dhe i parashikueshëm”, theksoi Mucunski gjatë panel-diskutimit.

Ai shtoi se shteti është i përkushtuar të jetë një partner i parashikueshëm i Bashkimi Evropian, por se e njëjta parashikueshmëri dhe besueshmëri pritet edhe nga vendet anëtare.

“Detyra jonë është të jemi një partner i parashikueshëm i Bashkimi Evropian, por një parashikueshmëri të tillë presim edhe nga vendet anëtare. E dimë se i përkasim Evropës, por presim që kjo parashikueshmëri të jetë plotësisht reciproke”, theksoi Mucunski.

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë strategjike të Korridoreve 8 dhe 10, si nga perspektiva e sigurisë, ashtu edhe nga ajo tregtare.

Mucunski theksoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve me Hungarinë, me të cilën shteti ka krijuar një partneritet strategjik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit