Përmbyllëm edhe një vizitë të rëndësishme, e cila hap mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Vazhdojmë me ritëm të fuqishëm dhe fokus të qartë në rezultate, përfitimin e të cilave do ta ndjejnë qytetarët, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi.
Në video deklaratë, Mucunski thekson se është nënshkruar Memorandum për Mirëkuptim, si dhe se së bashkë me presidenten e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, realizuan shumë takime.
“Sot përfunduan një tjetër vizitë të rëndësishme dhe të suksesshme. Patëm një takim të rëndësishëm me presidentin dhe sundimtarin e EBA-s, sheiku Mohamed, dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Sheik Abdullah, nënshkruam Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin, modernizimin dhe digjitalizimin e qeverisë dhe administratës shtetërore. Së bashku me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, u takuam edhe me presidentët e Estonisë dhe Zvicrës, me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si dhe me diasporën e Maqedonisë së Veriut, në EBA. Kjo vizitë konfirmoi se ekziston potencial për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në disa fusha. Ne vazhdojmë me ritëm të fortë dhe fokus të qartë në rezultate, përfitimet e të cilave do të ndihen nga qytetarët”, deklaron Mucunski.



