Mucunski–Neynsky: Dialog mbi bazën e respektit dhe fqinjësisë së mirë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski zhvilloi bisedë telefonike me ministren e Jashtme të sapoemëruar të Bullgarisë, Nadezhda Neynsky.

Mucunski i shprehu urimet e sinqerta për emërimin e saj dhe i uroi suksese në kryerjen e detyrave të saj.

“Theksova se marrëdhëniet midis dy vendeve tona duhet të udhëhiqen nga fqinjësia e mirë, miqësia dhe bashkëpunimi konstruktiv.
Iniciova një takim dypalësh që do të zhvillohet në të ardhmen e afërt si një hap i nevojshëm drejt ruajtjes së dialogut të hapur dhe angazhimit të përgjegjshëm”, deklaroi Mucunski.

Mucunski në kuadër të bisedës tha se marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet të ngriten në bazë të principeve të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë. /Telegrafi/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit