6.8 C
Skopje
Friday, November 14, 2025

Mucunski dhe zëvendës-sekretari i shtetit i SHBA biseduan për stabilitetin rajonal, ekonominë dhe aleancën në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës-sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kristofer Landau.

Gjatë bisedës u konfirmua bashkëpunimi konstruktiv dhe i ngushtë me SHBA-në si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe angazhimi i përbashkët për avancimin e stabilitetit rajonal, bashkëpunimit ekonomik dhe aleancës brenda NATO-s.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për potencialin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, përfshirë rritjen e shkëmbimit tregtar dhe nxitjen e investimeve të reja.

Ministri Mucunski e riafirmoi përkushtimin e fortë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në, si dhe për përforcimin e përpjekjeve të përbashkëta për siguri, stabilitet dhe prosperitet në rajon.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit