Mucunski dënon sulmin ndaj Ambasadës bullgare! MPB po vazhdon hetimet intensive

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, dënoi incidentin në të cilin një person ka thyer derën hyrëse të Ambasadës Bullgare në Shkup. Sipas informacionit fillestar, bëhet fjalë për një rast të izoluar, ku është shkaktuar dëm material në masë jo të madhe, tha Mucunski.

“Pavarësisht nga kjo, ne e dënojmë maksimalisht incidentin. Ministria e Brendshme po i kushton vëmendje të madhe hetimit, dhe për përgjigje më të detajuara duhet t’i drejtoheni MPB-së, sepse nuk dua të dëmtoj hetimin. Por dua të theksoj se nga ana jonë ka një përgjigje institucionale të shpejtë dhe efikase”, theksoi Timço Mucunski – Ministër i Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit