Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje dhe sot ka bërë arrestime në disa lokacione në Shkup, me ç’rast janë ndaluar tetë persona.
Në zonën e Bit Pazarit, zyrtarë policorë nga njësiti policor për intervenim kanë ndaluar AL (47) nga Shkupi, pasi kanë gjetur marijuanë. Në zonën e Karposhit, zyrtarë policorë nga Shkupi kanë ndaluar PS (24) nga Shkupi, pasi i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.
Në një objekt të hotelit në Parkun e Qytetit në Shkup, njësiti për intervenim policor e ka arrestuar D.K (29), pasi i është gjetur dhe marrë një lëndë pluhuri e bardhë. Po ashtu, në vendbanimin Kolonia në Shkup, zyrtarë policorë të Njësitit për intervenim policor në Sektorin e Punëve të Brendshme të Shkupit kanë ndaluar A.G., të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.
MPB bën me dije se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë parashtresat përkatëse për të gjithë personat e privuar nga liria.