MPB sonte arrestoi një drejtor aktual, i kapur duke marrë ryshfet – përfundoi me pranga

 

Jozyrtarisht, shërbimet për luftë kundër krimit të organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike kanë arrestuar një drejtor aktual të një institucioni shtetëror, i kapur duke kërkuar dhe pranuar ryshfet prej jo më pak se 50.000 euro.

Nëse ka vepruar i vetëm apo pas rastit qëndron një rrjet më i gjerë, do ta tregojë hetimi zyrtar dhe informacionet nga institucionet kompetente.

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Vase Anakiev.

Ky aksion është pjesë e përkushtimit për të zhvilluar një luftë kundër korrupsionit në mënyrë joselektive dhe të paanshme, thonë jozyrtarisht burime nga organet që e realizojnë operacionin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit