13.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

MPB: Sanksionohen 103 shoferë në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (20.07.2024) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 103 kundërvajtje në trafik, prej të cilave trembëdhjetë për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dymbëdhjetë gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, tetë sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së qarkullimit, shtatë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit