MPB ka ngritur kallëzim penal kundër 10 personave të dyshuar për përfshirje në drogën që u gjet në Serbi

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër 10 personave të dyshuar për krim të organizuar dhe korrupsion të nivelit të lartë, në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e paligjshme të drogave narkotike. Dy prej tyre janë tashmë në paraburgim 48-orësh.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, në një paraqitje televizive në emisionin “Click Plus” theksoi se akuza është rezultat i një hetimi të gjerë dhe kontrolleve të shumta të kryera në të gjithë vendin.

“Kemi dyshime të arsyeshme se këta persona janë të përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në prodhimin dhe shpërndarjen e paligjshme të drogës”, tha Toshkovski, duke shtuar se gjatë kontrolleve u sekuestruan rreth 40 ton marihuanë, të cilat komisioni kompetent përcaktoi se nuk u trajtuan në përputhje me rregulloret ligjore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit