Më 31.12.2025, rreth orës 14:30, në f. Koliçan i Epërm, rajoni i Shkupit, nëpunës policorë nga Njësiti për Tregti të Palejuar në SPB Shkup ndaluan një automjet udhëtarësh “BMV X5” me targa regjistrimi të Shkupit të drejtuar nga I.E. (26) nga Shkupi. Për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, automjeti u sekuestrua për verifikime të mëtejshme.
Më 01.01.2026, nëpunës policorë nga Njësiti për Tregti të Palejuar në SPB Shkup në koordinim me nëpunës policorë nga Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në MPB, nëpunës nga Drejtoria e Doganave me qen shërbimi, pas një urdhri të siguruar më parë nga gjykata realizuan bastisje në automjet, me ç’rast u gjetën dhe u sekuestruan afërsisht 10 kilogramë kokainë në një bunker të improvizuar në pjesën e poshtme të automjetit.
I denoncuari I.E. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim penal.



