Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se një barnatore në zonën e qendrës në Shkup është grabitur.
Grabitësi ka marrë me vete një shumë të konsiderueshme të qarkullimit ditor.
“MPB ka marrë një njoftim se më 17/18.10.2025, në një farmaci në zonën e Qendrës, një person ka hyrë në objekt duke përdorur forcë fizike dhe një mjet të përshtatshëm dhe ka marrë para nga arkat”, thuhet në njoftim.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.