13.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

MPB: Është rritur numri i mashtrimeve me kriptovaluta

Shkup, 24 nëntor – Në periudhën e fundit janë bërë të shpeshta mashtrimet lidhur me investimet në kriptovaluta, përmes të cilave qytetarët bëhen viktima të krimit kibernetik. Si Ministria e Punëve të Brendshme ashtu edhe bankat në vend apelojnë për kujdes gjatë përdorimit të shërbimeve bankare digjitale. Bankat paralajmërojnë në mënyrë specifike që të shmangin instalimin e softuerëve të panjohur nga palët e treta në pajisjet e përdorura për “electronic banking” si dhe të jenë veçanërisht të kujdesshme gjatë transaksioneve online, përkatësisht këshillojnë transferimin e fondeve vetëm në llogaritë që janë të njohura për to. Ministria e Brendshme për Alsat shprehet se në periudhën e kaluar tashmë kanë marrë disa denoncime nga qytetarët për këtë lloj mashtrimi.

“Sektori i Krimeve Kompjuterike ka marrë dhjetëra denoncime. Këta janë persona që ofrojnë shërbime të tregtimit të kriptovalutave. Këta individë reklamojnë me profile të rreme ose reklama të sponsorizuara, shpesh duke premtuar fitime të larta dhe të shpejta, duke arritur kështu të tërheqin viktima që kërkojnë mënyrë për të investuar. Disa nga qytetarët me të cilët biseduam janë të vetëdijshëm se investimi në kriptovaluta paraqet rrezik për të qenë potencialisht subjekt i mashtrimit – MPB

Ekspertët thonë se shumica e mashtrimeve ndodhin për shkak të hapjes së faqeve të pasigurta ose shkëmbimeve të pasigurta të investimeve të kriptovaluta, dhe megjithëse nuk ka pajisje specifike mbrojtëse, ka mënyra që mund të kontrolloni nëse investimi juaj është i sigurt.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit