-4.2 C
Skopje
Tuesday, December 16, 2025

MPB do të vendosë tolerancë për tejkalimin e shpejtësisë, por jo për aksidente

Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar vendosjen e një tolerance për tejkalimin e shpejtësisë në trafik. Sipas ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski, kjo masë nuk do të zbatohet në rastet kur shkelja përbën vepër penale, veçanërisht nëse tejkalimi i shpejtësisë ka rezultuar me aksident rrugor ose me lëndime të personave, transmeton Portalb.mk.

“Të dhënat botërore tregojnë se sa i përket drejtimit me një shpejtësi të caktuar, kur flasim për shpejtësi prej 50 dhe 60 kilometrash në orë, ato janë katastrofike! Domethënë, kur drejtohet me një shpejtësi prej 60 km në orë, pothuajse nuk kemi asnjë të mbijetuar, domethënë, nga 10 persona të lënduar, kemi 10 persona të vdekur. Me 50, nga 10 persona, kemi vetëm 2 të mbijetuar. Kur drejtohet me 30, atëherë nga 10 persona, kemi 8 të mbijetuar”, deklaroi Toshkovski.

Sa i përket shenjave të komunikacionit të cilat nuk përputhen me matjet që bëjnë kamerat, ku p.sh shenja është 70km/h ndërsa dënohesh nëse vozit më shpejtë se 50, ministri thotë se do të rishikohen shenjat e trafikut.

“Ne po punojmë për këtë gjatë gjithë kohës, vazhdimisht, kjo përfshin Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Transportit, Ndërmarrja Publike për Rrugë, brenda së cilës, le të themi është nën ombrellën e Ministrisë së Transportit, dhe institucione të tjera kompetente, po punojmë për këtë, dhe aty ku do të kemi kamera të instaluara, të gjitha shenjat e trafikut do të rishikohen paraprakisht”, ministri Toshkovski.

Lidhur me mesazhet të cilat u dërgohen në numrin e personave të tjerë, ndërsa shkeljet kryhen nga dikush tjetër, Toshkovski thotë se janë bërë parregullsi në të dhëna në kontrollin teknik. Për këtë paralajmëroi hapjen e një pike në Shkup, ku çdo qytetar do të mund shkojë ta lajmërojë gjobën e marrë gabimisht.

Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026.

Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.

Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit