12.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

MPB do të përdorë dronë për të siguruar votim të qetë të dielën

Ministria e Punëve të Brendshme do të përdorë dronë për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, më 19 tetor. Nga MPB njoftojnë se do të ketë prezencë të shtuar policore rreth vendvotimeve dhe në pikat kryesore të trafikut, ndërsa do të përdoret edhe teknologji bashkëkohore për zbulimin dhe parandalimin në kohë të incidenteve të mundshme.

Në aksion do të përfshihen ekipe policore mobile, pika statike kontrolli, si dhe dronë për mbikëqyrje ajrore të situatës. Qëllimi është reagimi më i shpejtë dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve që do të votojnë.

Nga Ministria u bëhet apel të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike të përmbahen nga aktivitete që mund ta dëmtojnë procesin zgjedhor dhe të bashkëpunojnë me oficerët e policisë. MPB njofton se gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve do ta informojë opinionin publik për rrjedhën e ngjarjeve dhe çdo shkelje eventuale të rendit dhe qetësisë publike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit