Shkup, 21 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të drejtojnë automjetet e tyre me kujdes maksimal në kushte të dukshmërisë së reduktuar, si dhe në asnjë mënyrë të mos ulen pas timonit nëse kanë konsumuar alkool në ahengje para Vitit të Ri apo në festa familjare.
MPB sqaron se për pesë ditë, nga 15 deri më 20 dhjetor në territorin e Shkupit janë konstatuar 53 aksidente trafiku, ndërsa kontrollet policore në komunikacion po vazhdojnë me intensitet të pandërprerë.
Apelojmë gjithashtu që pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë plotësisht rregullat dhe dispozitat e trafikut, të posedojnë patjetër pajisje dimërore dhe të mos ulen pas timonit nën ndikimin e alkoolit. U bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë dispozitat ligjore dhe të bashkëpunojnë me policinë”.





