Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë.
Në Shkup, me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë 20 gradë.
Nga e shtuna do të ketë një periudhë moti me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, dhe kryesisht në pasdite do të ketë reshje lokale të rastit. Temperatura ditore nga e marta do të jetë në rënie.



