Moti sot me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa pasdite kushte për reshje shiu do të ketë edhe në pjesët lindore. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 14 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.



