Moti i vranët dhe me reshje shiu

Moti sot, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, do të jetë me reshje shiu, ndërsa në disa vende reshjet do të jenë më intensive (mbi 20 l/m²), njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga DPHM informojnë se, për shkak të depërtimit të një mase ajrore të ftohtë, në zonat malore dhe në disa vende më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë, e cila në disa vende do të arrijë mbi 70 km/h.

Temperatura minimale do të jetë nga 1 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 7 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu. Do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 10 gradë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit