Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite, në disa vende do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë Celsius, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë.
Në fillim të javës së re do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu. Nga mesi i javës pritet mot më stabil dhe më i ngrohtë, me rritje të temperaturave ditore. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar nga jugu. Gjatë natës drejt së premtes dhe të premten, nën ndikimin e një vale të lagësht, në shumë vende priten reshje shiu.



