Shkup, 18 janar – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të lehta lokale shiu dhe bore, ndërsa në disa vende më të larta dhe në male borë e lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -6 deri në 1, ndërsa maksimale do të arrijë nga 2 deri në 7 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 5 gradë.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme. Nesër dhe pasnesër moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë. Të martën, kah fundi ditës, gjatë natës dhe të mërkurën priten reshje të reja, kryesisht bore, paralajmëroi Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike (DPHM).



