Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës në disa lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Në male reshjet do të kalojnë në borë. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 5 deri 12 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 7 gradë, njoftoi DPHM.
Nën ndikimin e valës së lagësht ajrore të mërkurën dhe të enjten do të ketë reshje lokale të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të dendura (mbi 25 l/m2 për 24 orë). Në male reshjet do të jenë të borës me çka do të formohet shtresë e borës prej 5 deri 10 centimetra. Për shkak të lëshimit të masës më të ftohtë ajrore nga veriu, reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa nga vendet më të larta. Nga e premtja do të ketë stabilizim të motit.





