Shkup, 12 maj – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me diell. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të dendura të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Siç informojnë nga DPHM-ja, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme në pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut.





