Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut, në vendet më të larta me reshje të shiut dhe borës, ndërsa në pjesët malore do të ketë reshje të borës.
Do të ketë paraqitje të mjegullës në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 10 gradë.
Në Shkup do të jetë me vranësira dhe mjegull, ndërsa pasdite me shi të përkoshëm. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtim i ndryshëm. Temperatura minimale do të bie në 1, ndërsa maksimalja do të arrijë 6 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, deri në fillim të javës së ardhshme vijon periudha e motit kryesisht me vranësira me reshje lokale të shiut në vendet më të ulëta dhe shi dhe borë në vendet më të larta.



