Mot i vranët dhe me shi, në male borë

Moti sot do të jetë i vranët me reshje të dendura të shiut (mbi 30 l/m²), në vendet më të larta reshje të shiut dhe borës, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 12 gradë.

Në Shkup, mot i vranët me reshje të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë.

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal. Të shtunën do të fryjë erë e fuqishme e kohëpaskohshme e cila në disa vende do të arrijë edhe mbi 70 km/h. Nga e diela vijon periudhë e motit kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit