11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Mori peng 26 vjeçaren dhe djalin e saj, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar në Itali ka marrë peng bashkëatdhetaren e tij, 26 vjeç dhe djalin e saj të mitur.

Sipas mediave vendase, 26 vjeçarja ka dalë me makinë për të dërguar djalin e saj në kopësht, por në rrugë është ndaluar nga 35 vjeçari shqiptar.

Ai i ka kërkuar asaj që të zbresë nga mjeti dhe pastaj e ka lidhur atë së bashku me djalin dhe i ka futur në pjesën e pasme të makinës. Pas kësaj, ai ka marrë drejtimin e mjetit, që më parë drejtohej nga 26 vjeçarja dhe pastaj është larguar nga vendngjarja në drejtim të Trentos.

Bashkëshorti i 26 vjeçares ka qenë ai që ka bërë denoncim në polici, pasi gruaja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi.

Autoritetet nisën hetimet, ndërsa lokalizuan mjetin me të cilën 35 vjeçari kishte kryer rrëmbimin dhe u vendosën në ndjekje të tij. Pas më shumë se 100 kilometrave në Grigno të Trentos, forcat policore kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e shqiptarit dhe lirimin e dy pengjeve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit