Sot në Gllogjan të Deçanit është shënuar 26 vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-së ndaj caqeve ushtarake serbe.
Përveç qytetarëve të shumtë, në këtë manifestim nuk janë parë as presidentja Vjosa Osmani e as kryeministri Albin Kurti.
Por çka bie në sy, ishte Rifat Jashari, vëllai i Adem Jasharit.
Në një video të publikuar nga Demos, ai shihet dorë për dore me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa flisnin dhe qeshnin.
Gjatë fjalimit, para të pranishmëve, Jashari u shpreh se kur shqiptarët të bëhen bashkë do të arrihet amaneti i atyre që ranë brez pas brezi.