10.8 C
Skopje
Sunday, October 26, 2025

MMJPH: Vazhdon pastrimi në rrethinën e ish-kompleksit industrial OHIS

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njoftoi sot se nuk ka asnjë rrjedhje të lindanit në rrethinën e ish-kompleksit industrial OHIS, ndërkohë që procesi i pastrimit të lindanit në këtë lokacion po vazhdon në mënyrë të pandërprerë.

Ministria prej më shumë vitesh po punon aktivisht në pastrimin e lotit të vogël të lindanit, ku janë arritur rezultate të rëndësishme.
Paralelisht, po punohet në gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme dhe të qëndrueshme për fillimin e pastrimit të lotit të madh, që përbën fazën e ardhshme prioritare të procesit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj transparencës, mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe zbatimit të sigurt të të gjitha aktiviteteve, me një qëllim të vetëm, krijimin e një mjedisi më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit