12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Mjeshtri i drurit gdhend shqiponjën dhe 4 figura kombëtare, do ta vendosë në qendër të qytetit më 28 Nëntor

Në prag të festave të Nëntorit, një mjeshtër artizan në Krujë po përfundon një punim druri të flamurit tonë kombëtar, me fotot e 4 patriotëve të shquar të Pavarësisë.

68-vjeçari u shpreh në një intervistë për “ABC News” se shqiponja e gdhendur në dru do të vendoset në qendër të qytetit të Krujës në 28 nëntor, me rastin e festës së pavarësisë.

Realizimin e tij të shqiponjës prej druri Asllani tha se do ta vendosë në qendër të qytetit të Krujës enkas për 112 vjetorin e Pavarësisë.

“Simbolizon ngjyrën e flamurit, i është përshtatur ditës së pavarësisë. Është një sfond me ngjyrë të kuqe dhe shqiponjën dhe ka dy datat historike 28 nëntor 1912 dhe 28 nëntor 2024 për 112 vjetorin e pavarësisë.” -u shpreh Asllani.

“Komplet është punim dore. Kam për të vendosur edhe këto figurat emblematike. Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari dhe Isa Boletini.”- shtoi ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit