Duke trajtuar një grua 65-vjeçare për osteoartrozë të gjurit, mjekët në Korenë e Jugut zbuluan qindra fije ari të pastër të futur në këmbët e saj.
Pacientja, e cila nuk bëhet me dije emri, vuante nga dhimbje dhe ngurtësi të forta në gjunjë për shkak të osteoartrozës, dhe i ishte përshkruar ilaçe për dhimbje, anti-inflamatorë jo-steroidale, madje edhe injeksione steroide direkt në gjunjë, por asnjë nga këto trajtime nuk ishte efektive mjaftueshëm që të lejonte të jetonte një jetë normale dhe pa dhimbje.
Jo vetëm që dhimbja nuk u largua, por ajo zhvilloi efekte negative anësore nga ilaçet, duke përfshirë dhimbje të forta të stomakut, kështu që vendosi t’i japë një shans mjekësisë alternative, më konkretisht një procedurë kontestuar e njohur si akupunktura me fije prej ari.